Juventus e nxjerrë në shitje Higuainin

Juventusi ka nxjerrë në shitje Gonzalo Higuainin.

Sport

24/05/2020 23:50

Sipas Tuttojuve, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur çmimin për shitjen e sulmuesit argjentinas. Higuain nuk do të shitet për më pak se 18 milionë euro.

River Plate e Newcastle janë ofruar për t’i dhënë vend në skuadër ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Napolit.

Marrëdhëniet e tij me Juventusin janë tendosur shumë gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit dhe “Zonja e Vjetër” po mendon të gjejë një qendësulmues të ri. /Lajmi.net/