Juventus blindon portën
Juventus ka rikthyer pikën e fortë të sezoneve të fundit që ia ka sjell dy Scudetto. Mbrojtjen e fortë. Problemet – 10 gola të pranuar në tetë xhirot e para – duket se tashmë janë tejkaluar. Bianconerët nuk kanë pranuar golnë tri ndeshjet e fundit të njëpasnjëshme në Serie A. Goli i fundit që pësoi…

Sport
Juventus ka rikthyer pikën e fortë të sezoneve të fundit që ia ka sjell dy Scudetto. Mbrojtjen e fortë. Problemet – 10 gola të pranuar në tetë xhirot e para – duket se tashmë janë tejkaluar. Bianconerët nuk kanë pranuar golnë tri ndeshjet e fundit të njëpasnjëshme në Serie A.
Goli i fundit që pësoi Gianluigi Buffonishte në minutën e 28-të të pjesës së dytë të ndeshjes kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Numri 1 i Juventusit është i pamposhtur tash e 332 minuta.
Një lajm i mirë sa i përket Kampionatit, por edhe para ballafaqimeve të ardhshme, tepër të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësit duket sikur kanë rikthyer sigurinë, që dukej e zbehur.
Kundër Parmës pushoi Leonardo Bonucci kurse Andrea Barzagli ishte i shkëlqyeshëm. Kundër Realit, Juventus pritet të paraqitet në mbrojtje me katërshen: Martin Caceres, Bonucci, Barzagli dhe Angelo Ogbonna. Giorgio Chiellini do të mungojë për shkak të suspendimit.