Juventus akoma pas Chiesa

Juventus akoma nuk ka humbur interesimin për Federico Chiesa.

Sport

12/04/2020 14:31

Anëtari i Fiorentina, Federico Chiesa, vazhdon të ketë vëmendjen e skuadrave të mëdha.

‘Calciomercato’ shkruan se Juventus janë gati të rikthejnë vëmendjen kah Chiesa, me t’u hapur merkatoja e verës, transmeton lajmi.net.

‘Biankoneri’ ishin afër nënshkrimit me 22 vjeçarin gjatë verës së kaluar, por negociatat me ‘Viola’ u shkatërruan në minutat e fundit.

Juve janë gati të nisin tjetër ofertë për Chisea, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022. /Lajmi.net/