“Juve të transferojë Milikun para Icardit”

Luciano Moggi ka thënë se Arkadiusz Milik është më i përshtatshëm për Juventusin sesa Mauro Icardi.

Sport

22/04/2020 20:14

Kampionët e Italisë janë të lidhur me transferimin e yllit argjentinas, i cili është në pronësi të Inter.

Icardi ka kaluar një sezon të mirë në Francë te PSG, tek e cila skuadër ishte i huazuar.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodh, por kur dëgjoj Mauro Icardin, duhet ta përjashtojë atë”, ka deklaruar ish drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, përcjell lajmi.net.

“Nëse tani Gonzalo Higuain më dëshirë ulet në stol sepse Dybala dhe Ronaldon luajnë, imagjinoni Icardin”.

“Me sistemin që përdor Juventus, ai kurrë nuk do të luante dhe gjithmonë do të ishte një zgjedhje e dytë për Dybala dhe Ronaldon, dy lojtarë që godasin dhe shënojnë shumë”.

“Icardi, me pak fjalë, nuk do të shihte kurrë topin. Ai është shumë i mirë në zonë, por ka nevojë për lojë ekipore”.

“Milik është më i përshtatshëm për Juventusin, që ka nevojë për një prezencë në zonë./Lajmi.net/