Jusuf Azemi: Kushtet e punës nuk janë përmirësuar, pagat duhet të arrijnë 800 euro
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se pavarësisht se këtë vit është regjistruar vetëm një rast i vdekjes në vendin e punës, numri i aksidenteve me lëndime të rënda mbetet shqetësues. Ai ka shtuar se përmirësimi i kushteve të punës në sektorin privat mbetet një sfidë e madhe dhe kërkon masa…
Lajme
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se pavarësisht se këtë vit është regjistruar vetëm një rast i vdekjes në vendin e punës, numri i aksidenteve me lëndime të rënda mbetet shqetësues.
Ai ka shtuar se përmirësimi i kushteve të punës në sektorin privat mbetet një sfidë e madhe dhe kërkon masa më të forta nga institucionet dhe punëdhënësit.
“Vetëm një rast i vdekjes se raste të lëndimeve të rënda kemi me një numër dyshifror. Kushtet nuk janë përmirësuar se jemi në një gjendje të rëndë, ngritja e pagës minimale po realizohet diku mbi 70% nëpër kompani derisa mos të arrijmë në shumë 800 euro të pagës nuk mund të ketë ndonjë përmirësim të kushteve”, tha Azemi për “Front Online”