Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nisin përgatitjet për dasmë

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë shumë të emocionuar për dasmën që do ta mbajnë muajin e ardhshëm.

ShowBiz

20/08/2019 13:44

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë shumë të emocionuar për dasmën që do ta organizojnë në shtator, shkruan People, transmeton lajmi.net.

“Ata e kanë planifikuar tash e një kohë”, thotë për dasmën e Justinit dhe Haileyt një burim i “People”.

Këngëtari dhe modelja po bëhen gati për t’i thënë përsëri “PO” njëri-tjetrit.

Një burim i afërt me Bieber tha për “People” se çifti, i cili u kurorëzua në shtatorin e kaluar, janë duke përgatitur dasmën e tyre

“Ata gjatë muajit maj kanë vendosur që të martohen në muajin shtator, kështu që është planifikuar tash e një kohë”, thotë një burim, i cili shtoi se Hailey po merret me përgatitjet.

“Po përpiqen që t’i mbajnë në qetësi detajet rreth përgatitjeve të dasmës, por të dy duken të ngazëllyer”, tregon burimi.

Kohën e fundit, Bieber postoi disa imazhe në Baldwin, të cilës i kushtoi djalë dashurie. /Lajmi.net/