Juristja e medias, Kusari reagon pasi gjykata dënoi gruan që sulmoi gazetaret e lajmi.net: Një lajm i mirë nga gjyqësori
Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me burgim me kusth si dhe gjobë 2 mijë euro ndaj Mirvete Baraliut, e cila kishte sulmuar brutalisht dy gazetaret e lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni. Në seancën e sotme, gjykata vendosi që t’i shqiptojë Baraliut 2 mijë…
Lajme
Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me burgim me kusth si dhe gjobë 2 mijë euro ndaj Mirvete Baraliut, e cila kishte sulmuar brutalisht dy gazetaret e lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni.
Në seancën e sotme, gjykata vendosi që t’i shqiptojë Baraliut 2 mijë euro gjobë dhe vendim për burgim me kusht.
Pas kësaj, juristja Kusari tha se ky është një lajm i mirë nga gjyqësori dhe se gëzohet që rasti është vendosur relativisht shpejt, transmeton lajmi.net.
Kusari gjithashtu theksoi se “kisha pase qejf me pa dënime më të ashpra, por meqë nuk jam eksperte e politikave ndëshkimore, nuk mund të komentoj shumë, përveçse shpresoj që për sulme të tilla të shqiptohen dënime të ngjashme me ato që jepen kur sulmohen politikanët.”
Tutje ajo deklaroi se është mirë që gjykatat mos mu ngarku me padi të koti për shpifje, siç po ndodh shpesh kohët e fundit./Lajmi.net/