Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël”
Posta e Kosovës ka vënë në qarkullim emisionin më të ri filatelik me titull “Engjëjt e Lirisë – shtatorja “Leotrimi i vogël’”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Pafajshëm të Agresionit. Ky emision filatelik i kushtohet kujtimit të fëmijëve që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë dhe synon të ruajë kujtesën historike,…
Lajme
Posta e Kosovës ka vënë në qarkullim emisionin më të ri filatelik me titull “Engjëjt e Lirisë – shtatorja “Leotrimi i vogël’”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Pafajshëm të Agresionit.
Ky emision filatelik i kushtohet kujtimit të fëmijëve që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë dhe synon të ruajë kujtesën historike, si dhe të promovojë vlerat e paqes, dinjitetit njerëzor dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Pulla postare paraqet shtatoren “Leotrimi i vogël”, e cila i kushtohet Leotrim Ahmetit, simbol i kujtesës për fëmijët viktima të luftës në Kosovë. Përmes këtij motivi, Posta e Kosovës thekson rëndësinë e sensibilizimit shoqëror dhe edukimit të brezave të rinj mbi pasojat e konflikteve të armatosura.
Në njoftimin e saj, Posta e Kosovës thekson se filatelia shërben si mjet për dokumentimin e ngjarjeve me rëndësi historike dhe shoqërore, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe promovimin e vlerave universale të paqes.
Për realizimin e emisionit është përdorur pamja e shtatores “Leotrimi i vogël”, vepër e skulptorit Sabri Behramaj, e siguruar nga Komuna e Skenderajt.
Emisioni filatelik do të mbetet në qarkullim deri në konsumimin e plotë të tirazhit.