Juncker: Polonia nuk pritet të largohet nga Bashkimi Evropian

Deklarata e tij erdhi pasi pjesa më e madhe e opozitës në Poloni ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Ligji dhe Drejtësia mund ta çojnë vendin përfundimisht jashtë BE-së.

Bota

29/04/2019 09:25

Polonia nuk ka gjasa të largohet nga Bashkimi Evropian, edhe nëse partia qeverisëse e ligjit dhe drejtësisë (PiS) në pushtet fiton rizgjedhjen këtë vit, tha kreu ekzekutiv i BE-së, Jean-Claude Juncker në një intervistë botuar të hënën.

Në përgjigje të një pyetjeje nga e përditshmja polake, Rzeczpospolitaon nëse do të ketë një “Polexit” pas zgjedhjeve parlamentare në Poloni në vjeshtë, Juncker tha: “Jo”.

“Polonia është me ne (Bashkimi Europian), sepse kemi vlera të përbashkëta”, tha Juncker, përcjell lajmi.net.

Deklarata e tij erdhi pasi pjesa më e madhe e opozitës në Poloni ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Ligji dhe Drejtësia mund ta çojnë vendin përfundimisht jashtë BE-së.

PiS ka qenë në konflikt me Komisionin Evropian lidhur me trajtimin e gjykatave polake që nga fillimi i vitit 2016. Shumica e vendeve të BE mbështesin komisionin.

Të brengosur për qeverinë që pengon standardet themelore demokratike në vendin e 38 milionë njerëzve, komisioni ka nisur një procedurë të pashembullt për të parë nëse Polonia po respekton sundimin e ligjit.

Partia gjithashtu është ndeshur me Brukselin për mbrojtjen e mjedisit dhe migracionin. /Lajmi.net/