Jovic drejt largimit nga Real Madrid, vjen oferta nga Ligue 1

Luka Jovic ka ofertë të re për largim nga Real Madrid.

Sport

22/07/2020 14:01

Monaco ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Luka Jovic.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, klubi francez ka kontaktuar me drejtuesit e gjigantit madrilen në lidhje me angazhimin e Jovic, gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Sezoni fantastik i Karim Benzemas ka kufizuar edhe më tepër hapësirën për lojë për Jovic.

Blerja e madhe e Real Madridit, i ardhur nga Eintracht Frankfurt për 60 milionë euro nuk ka arritur të lë gjurmë në Santiago Bernabeu.

Andaj, e ardhmja e tij mund të jetë te skuadra e Monacos në Ligue 1. /Lajmi.net/