Jorginho: Është e vështirë të mbash jashtë mendimet për Topin e Artë

Mesfushori i Chelseat, Jorginho ka zbuluar se do të ishte “joreale” nëse ai përfundon duke fituar Topin e Artë këtë vit.

Sport

22/10/2021 17:25

Italiani është ndër favoritët për të fituar trofeun e lakmuar pasi fitoi Champions League dhe Euro 2020 këtë vit.

Së fundmi u zbuluan 30 të nominuarit për Topin e Artë, me Chelsea që dominon listën me pesë lojtarë.

Jorginhos iu bashkua Mason Mount, Cesar Azpilicueta, N’Golo Kante dhe Romelu Lukaku në listë, megjithëse Edouard Mendy çuditërisht u la jashtë.

“The Telgraph” u takua me Jorginhon këtë javë dhe foli me lojtarin e Chelseat për nominimin e tij për Topin e Artë dhe çfarë do të thoshte për të.

Italiani tha se ishte e vështirë të mbash fokusin e tij në futboll kur u fol aq shumë për nominimin e tij.

“Është, nëse më duhet të them një fjalë, “joreale”. Ëndrra ime ishte të isha një futbollist profesionist dhe më pas gjërat filluan të ndodhin dhe unë vazhdova të besoj dhe të punoj vërtet shumë,” tha ai.

“Është e vështirë të mbash jashtë [mendimet për Topin e Artë] sepse ka shumë gjëra që po ndodhin në lidhje me të dhe shumë njerëz i thonë këto gjëra, të cilat unë i vlerësoj shumë. Por përpiqem të mos mendoj aq shumë sepse atëherë unë humbas fokusin në gjëra të tjera të rëndësishme për të cilat po luftojmë. Thjesht përpiqem të pres dhe të shoh se çfarë do të ndodhë.”

Jorginho shtoi se nominimi ishte vetëm shpërblim për vitet e punës së palodhur që ka bërë për të arritur një nivel kaq të lartë.

“Në mendjen e të gjithëve, kjo nuk do të ishte e mundur sepse do të ishte shumë. Por atëherë asgjë nuk është e pamundur, thjesht duhet të besosh. Dhe ta duash, ta duash vërtet, dhe pastaj mund ta arrish.

“Unë vij nga një qytet vërtet i vogël. Dhe vetëm për të pasur një mundësi, për dikë që vjen nga atje, është vërtet e vështirë dhe e rrallë. Më duhej të shkoja nëpër botë, të ndryshoja plotësisht jetën time në moshën 15 vjeç dhe pastaj e gjej veten këtu, të gjitha këto gjëra po ndodhin dhe është thjesht joreale”, përfundoi Jorginho. /Lajmi.net