Jon Jones dorëzon titullin e UFC: Nuk paguhem mjaftueshëm

Jon Jones ka njoftuar se do të heq dorë nga titulli i kampionit.

Sport

01/06/2020 14:51

Një nga më të mirët në historinë e UFC, Jones, ka ardhur në përfundim se ai nuk paguhet mjaftueshëm.

Si pasojë, ikona amerikane e UFC, Jones, ka njoftuar se do të heq dorë nga titulli i kampionit, duke mos luftuar më për shuma të vogla parash.

“Për kategorinë “Light-Heavyweight” , ‘veni-vidi-vici (erdha, pashë, fitova)”, ka shkruar Jones, transmeton lajmi.net.

“Po”, ishte përgjigja e tij për pyetjen se a do të heq dorë nga titulli.

“Kam dëmtuar veten çdo herë që zbrita në oktogon, duke pranuar goditje në kokë dhe nuk ndihem se po paguhem mjaftueshëm”, ka thënë mes tjerash ikona e UFC.

Jones po konsideronte të përballej me Francis Ngannou, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë tashmë. /Lajmi.net/