Johnson pret që 400 mijë njerëz të marrin vaksinën kundër COVID-19
Kryeministri britanik Boris Johnson ka mirëpritur lajmin e autorizimit të një vaksine COVID-19 dhe tha se pret që 400 mijë njerëz të përfshihen në grupin e parë që do të vaksionohen.

Bota
Britania e Madhe sot u bë vendi i parë që lejoi përdorimin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech kundër Covid-19 pasi i’u dha autorizimi i përkohshëm për përdorim emergjent, shkruan CNN.
“Është mbrojtja e vaksinave që në fund të fundit do të na lejojë të rimarrim jetën tonë dhe të bëjmë që ekonomia jonë të lëvizë përsëri”, tha Johnson në Parlament.
Johnson pranoi sfidat logjistike të transportimit të vaksinës në -70 gradë dhe tha se kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të merret një vaksinë e dytë, aprovuar gjithashtu kandidati i Oxford/AstraZeneca.