Johnny Depp tmerrues në trailerin më të ri për ‘Black Mass’ (Video)

Johnny Depp bën edhe një transformim në rolin në të cilin pritet të shkëlqejë.

ShowBiz

30/07/2015 20:35

Tash e sa kohë kemi parë pamje të Johnny Depp në rolin e Whitey Bulger, një histori e vërtetë e njeriut i cili në kohë të shkurtër u bë njeriu më me ndikim në Boston.

Depp në trailerin më të ri shfaqet me të vërtetë tmerrues, i shëndrruar në një njeri të cilit çdo kush duhet t’ia ketë frikën, pikërisht çfarë ka qenë edhe personazhi që ai luan, transmeton Lajmi.net.

Në filmin ‘Black Mass’ luan edhe aktori Benedict Cumberbatch ndërsa filmi do fillojë të shfaqet më 18 shtator të këtij viti./Lajmi.net