John Terry dhe Gary Neville reagojnë që të dy pas humbjes së Liverpoolit
Pas humbjes së mbrëmshme 0-1 të Liverpoolit ndaj Burnley në Anfield, reagimet në internet kanë qenë të menjëhershme.
Sport
John Terry dhe Gary Neville kanë reaguar që të dy pasi Liverpool pësoj disfatë ndaj Burnley.
Gary Neville, si ish-futbollist i Manchester United dhe tani një analist i futbollit, ka reaguar me kënaqësi ndaj kësaj humbje, transmeton lajmi.net.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ai tha: “Futbolli gjatë netëve të enjtes nuk është aq i keq”.
Football on Thursday Nights ain’t that bad ??♂️
— Gary Neville (@GNev2) January 21, 2021
Ndërsa, John Terry ka rikujtuar momentet legjendare të ish-klubit të tij, Chelsea, të cilët kanë një rekord prej 86 ndeshjeve pa humbje në Stamford Bridge.
“A do të thyhet ky rekord ndonjëherë?”, shkroi në instagram ish-kapiteni legjendar i Bluve të Londrës./Lajmi.net/
View this post on Instagram