Joan Laporta: Dua që Messi ta përfundojë karrierën në Barcelonë

Joan Laporta e ka shprehur haptazi dëshirën që Lionel Messi ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë. Në një intervistë të dhënë së fundi ai u shpreh se kjo është aspirata e tij dhe e klubit. “Ndihem borxhli ndaj Leo Messit. Do të doja që fundi i karrierës së tij të ishte te Barcelona me…

Sport

29/07/2022 08:58

Joan Laporta e ka shprehur haptazi dëshirën që Lionel Messi ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë.

Në një intervistë të dhënë së fundi ai u shpreh se kjo është aspirata e tij dhe e klubit.

“Ndihem borxhli ndaj Leo Messit. Do të doja që fundi i karrierës së tij të ishte te Barcelona me duartrokitje në çdo stadium. Unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë të ndodhë”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net.

“Kjo është aspirata jonë, qëllimi im me Leon është i qartë”, shtoi Laporta.

Messi u largua nga Barcelona në sezonin e kaluar, pas shumë viteve të suksesshme me katalunas. /Lajmi.net/