Joachim Low komenton transferimin e mundshëm të Sane tek Bayern
Selektori i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, është përfshirë në thashethemet e fundit që dërgojnë Leroy Sanen tek Bayern Munich
Sport
Anësori i ri gjerman nuk ishte përfshirë në listën e Gjermanisë për Kupën e Botës, por trajneri i kombëtares mendon se transferimi i tij tek Bayern do të sillte benefite.
Është raportuar së fundmi se Bayern Munich ka nisur një ofertë prej 80 milionë eurove për Sane, dhe duke pasur parasysh se Guardiola nuk është i interesuar ta pengojë transferimin e tij, gjithçka shihet si e kryer.
E një transferim të mundshëm e përkrah edhe Joachim Low, i cili beson se gjermani do të përmirësohej tek gjiganti bavarez.
“Nëse transferimi bëhet, do të ishte një histori e mirë për të, për Bayernin, ekipin kombëtar dhe Bundesligën” ka thënë Low për ‘Bild’, transmeton lajmi.net.
Sane po shihet si zëvendësuesi ideal për Franck Ribery, i fundit ky që ka bërë të ditur se do të largohet nga ‘Allianz Arena’ në fund të sezonit. /Lajmi.net/