Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, diplomohet me sukses në Akademinë Kombëtare të FBI-së
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, është diplomuar me sukses në Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së, në një ceremoni të mbajtur më 17 shtator 2026 në Quantico të Virxhinias. Në këtë sesion morën pjesë 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara dhe 29 vende të tjera të botës.…
Lajme
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, është diplomuar me sukses në Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së, në një ceremoni të mbajtur më 17 shtator 2026 në Quantico të Virxhinias.
Në këtë sesion morën pjesë 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara dhe 29 vende të tjera të botës.
Diplomimi i kapitenit Shala përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe dëshmon angazhimin e Policisë së Kosovës për zhvillimin e kuadrove të saj dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit.
Njoftimi i plotë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në ShBA:
Urime Kapitenit të Policisë së Kosovës, Visar Shala, për diplomimin me sukses në Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së! Ceremonia u mbajt më 17 shtator 2026, në Quantico, Virxhinia.
Në këtë sesion morën pjesë 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara dhe 29 vende të tjera. Diplomimi i kapitenit Shala përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe dëshmon angazhimin e Policisë së Kosovës për zhvillimin e kuadrove të saj dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit./lajmi.net/