“Jo në emrin tim”, qytetarët mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në vazhdën e protestave kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh, ndërsa protesta po zhvillohet për të dytën javë radhazi. Në ditët e fundit, tubimet janë mbajtur çdo mbrëmje në kryeqytet. Protesta është…
Lajme
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në vazhdën e protestave kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh, ndërsa protesta po zhvillohet për të dytën javë radhazi.
Në ditët e fundit, tubimet janë mbajtur çdo mbrëmje në kryeqytet.
Protesta është thirrur me moton “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve kundër aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë.