“Jo në emrin tim”, Ilir Shaqiri publikon tekstin e këngës për çlirimtarët

Këngëtari Ilir Shaqiri ka publikuar tekstin “Jo në emrin tim”, të cilën e ka bashkëpunim me të birin, Korab Shaqiri. Kjo këngë do të jehojë edhe sot në marshin për UÇK-në. Teksti i publikuar nga Ilir Shaqiri: Me të drejtë pyes botën sytë ku i ka? I shpërblen armiqtë që na kanë vra Me gënjeshtra…

ShowBiz

01/10/2026 13:10

Këngëtari Ilir Shaqiri ka publikuar tekstin “Jo në emrin tim”, të cilën e ka bashkëpunim me të birin, Korab Shaqiri.

Kjo këngë do të jehojë edhe sot në marshin për UÇK-në.

Teksti i publikuar nga Ilir Shaqiri:

Me të drejtë pyes botën sytë ku i ka?

I shpërblen armiqtë që na kanë vra

Me gënjeshtra e sajime

E njollosin luftën time

Vështirë e kanë mes ballit me na pa,

Këto tri shkronja tona t’shenjta

Nëpër breza rrojnë te zemra

Gjersa dielli tokës ka me i ra.

S’ka liri

S’ka as ditë të mbarë

Pa u kthy n’atdhe

Trimat çlirimtarë.

Padrejtësi

E gjyqe pambarim

Kosova po thërret Jo në emrin tim.

Ditë-përditë na e shkelin n’fyt lirinë

Për shtatë faje që kurrë si kem ba.

Me gënjeshtra e sajime

E njollosin luftën time

Vështirë e kanë mes ballit me na pa.

Këto tri shkronja tona t’shenjta

Nëpër breza rrojnë te zemra

Gjersa dielli tokës ka me i ra…

S’ka liri

S’ka as ditë të mbarë

Pa u kthy n’atdhe

Trimat çlirimtarë.

Padrejtësi

E gjyqe pambarim

Kosova po thërret

Jo në emrin tim.