“Jo në emrin tim” – Ilir e Korab Shaqiri do të publikojnë këngën e re në ditën e protestës së 1 tetorit

Në një ditë që pritet të mbledhë mijëra qytetarë në Prishtinë, një tjetër mesazh do t’i bashkohet atmosferës së 1 Tetorit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se baba e bir, Ilir e Korab Shaqiri, do ta publikojnë nesër këngën e tyre të re, të titulluar “Jo në emrin tim”. Kënga pritet të publikohet pikërisht…

ShowBiz

30/09/2026 17:28

Në një ditë që pritet të mbledhë mijëra qytetarë në Prishtinë, një tjetër mesazh do t’i bashkohet atmosferës së 1 Tetorit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se baba e bir, Ilir e Korab Shaqiri, do ta publikojnë nesër këngën e tyre të re, të titulluar “Jo në emrin tim”.

Kënga pritet të publikohet pikërisht më 1 Tetor, në ditën kur është paralajmëruar protesta e madhe në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Titulli i këngës përkon me moton e protestës, duke e bërë publikimin e saj veçanërisht të komentuar në këtë ditë.

Sipas burimeve, kënga do të jetë një tjetër produksion muzikor nga Iliri dhe Korabi, ndërsa detajet e plota rreth saj pritet të bëhen publike bashkë me lansimin.

“Jo në emrin tim” pritet të publikohet nesër.