Jevtiq u ankohet deputetëve: Për 6 muaj kemi qenë në bllokadë financiar, u ndalën projektet

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka raportuar në komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Lajme

28/10/2020 11:12

Jevtiq tha se për shkak të pandemisë kanë qenë për gjashtë muaj kanë qenë në bllokadë financiare dhe se janë ndërprerë shumë projekte.

“Ky vit ishte specifik dhe jemi ballafaquar në Covid-19 dhe ka ndikuar në punën e ministrisë. Ajo që ka ndikuar është se gjashtë muaj në bllokadë financiarë dhe nuk kemi mundur të punojmë në projektet që kemi planifikuar”.

Më pas ai shtoi se as këtë vit kthimi i të zhvendosurve  nuk është i kënaqshëm, duke përmendur pronat e uzurpuara.

“Presim që deri në fund të vitit një hap të madh ta bëjmë në komunën e Shtërpcës dhe tu mundësojmë këtyre njerëzve ta kenë banim”.