Jevtic: S’kërkohen testet PCR për të hyrë nga Serbia në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë aktuale të Kosovës, Dabilor Jevtic, ka mohuar se një test PCR është i nevojshëm për të hyrë në Kosovë nga Serbia .

Lajme

13/02/2021 14:32

Ai e ka mohuar një gjë të tillë përmes një postimi në rrjete sociale.

“Përsëri, disa media botuan informacion në lidhje me testet PCR për ata që vijnë në Kosovë nga Serbia qendrore: testi PCR NUK kërkohet”, njoftoi Jevtic në Twitter.