Jeta në Mars, Nasa sjell zbulimin e radhës

Molekulat organike të pranishme në qymyr dhe vaj në Tokë janë identifikuar në Mars dhe mund të lënë të kuptohet për praninë e jetës aliene.

Auto & Tek

11/03/2020 08:35

Molekulat e tiofenit përmbajnë karbon dhe squfur të cilat janë thelbësore për jetën. Këto molekula janë identifikuar në Sipërfaqen e Marsit nga reveri i NASA-s Curiosity.

Astronomët besojnë se burimi i mundshëm i origjinës së tyre janë proceset biologjike. Analizat nga reveri Rosalind Franklin do të hedhin dritë mbi origjinën e molekulave.

Kimikatet e quajtura tiofene janë molekula të rëndësishme asi përmbajnë karbon dhe squfur, dy përbërësit themelorë për jetën.

Molekulat e tiofenit kanë katër atome karboni dhe një atom squfuri të rregulluar në një unazë. Tiofeni gjithashtu mund të krijohet përmes një reaksioni kimik të quajtur ulje termokimike të sulfatit.

Ky proces përfshinë një sërë komponimesh që nxehen në 120 gradë Celsius apo edhe më shumë. Astrobilogu i Universitetit Shtetërorë të Uashington Drik Schulz-Makuch shqyrtoi se si tiofeni mund të ishte i pranishëm në Mars.

Ai tha se gjenet e tyre, të botuara në revistën ‘Astrobiology’, tregojnë se kimikatet janë prodhuar nga proceset biologjike dhe një nga reaksionet kimike, transmeton KosovaPress.

“Ky është një hap i madh në ndjekjen e jetës marsiane, por nuk është provë konkrete”, u shpreh Makuch. Nëse tiofeni erdhi si rezultat i proceseve biologjik, ka të ngjarë të ishte përmes baktereve tre miliardë vjet më parë.

Në atë kohë, Marsi ishte më i ngrohtë ku edhe mund të ketë ndodhur reaksioni kryesor kimik për të formuar tiofenin.