“Jeta ka reprizë”, vendi dhe historia e ish teknikut të dhëmbëve që tani jeton në Lumbardhin e Pejës

“Jeta ka reprizë”, është slogani që Mit’hati, ka vendosur ta quaj pjesën ku jeton tash e sa kohë. “Hotel Relax” ndryshe një hotel në ambient të hapur në Grykë të Rugovës, është hoteli më i ri në vend i bërë nga Mit’hati tani pensionist e dikur stomatolog. Ai ka vendosur që verën ta presë në…

Fun

10/07/2024 15:07

“Jeta ka reprizë”, është slogani që Mit’hati, ka vendosur ta quaj pjesën ku jeton tash e sa kohë.

“Hotel Relax” ndryshe një hotel në ambient të hapur në Grykë të Rugovës, është hoteli më i ri në vend i bërë nga Mit’hati tani pensionist e dikur stomatolog.

Ai ka vendosur që verën ta presë në një mënyrë të veçantë, duke krijuar lojëra e varka në lum dhe duke e bërë një atraksion të veçantë këtë pjesë.

Veçantia e këtij hoteli mbeten shkrimet e vendosura në pllakata nga vetë Mit’hati, ku ai shprehet se nëse hyn brenda hotelit do të paguash 20 cent ndërsa për të dal është falas.

Sipas tij shumë qytetarë, preferojnë që ta vizitojnë Lumin e Shalës, por nuk është se ka ndonjë bukuri më të bukur se Gryka e Rugovës.

Menyja tek Mit’hati, është më interesantja me tri vakte, ku në mëngjes servohet “shuplaka, në drekë shkelmi dhe në darkë boksi”.

Ndërkaq ai thotë se asnjëherë nuk është ndihmuar nga komuna vetëm nga qytetarët që kanë shprehur dëshirë. /Lajmi.net/