Jesus, objektiv i Juventusit

Klubi italian, Juventus ka shprehur interesim për sulmuesin e Man City, Gabriel Jesus.

Sport

07/06/2021 12:56

Thashethemet për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga “Zonja e Vjetër” po vazhdojnë, përkundër që ai është i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë për “Euro 2020”.

‘La Gazzetta dello Sport’, raporton se Juventusi tashmë ka filluar të kërkojë zëvendësimin e tij të mundshëm dhe e kanë vendosur Gabriel Jesus në krye të listës së tyre të dëshirave.

Man City po synon transferimin e Harry Kane dhe mund të ‘heq dorë’ nga Jesus për një ofertë të përshtatshme.

‘Bianconerët’ po shikojnë edhe opsione tjera në rast të largimit të Ronaldos dhe emrat që po përmenden janë: Mauro Icardi dhe Dusan Vlahovic, por objektiv primar mbetet Jesus. /Lajmi.net/