Jesus drejt huazimit te Juventus

Gazeta italiane, “Gazzetta dello Sport”, raporton se Juventus mund ta transferojë Gabriel Jesus në formë huazimi me obligim blerje nga Manchester City, nëse Cristiano Ronaldo largohet.

Sport

09/06/2021 11:50

Gazeta pretendon se gjithçka varet nga e ardhmja e portugezit, që është i lidhur me largimin nga “Bianconerët” pas tre sezoneve, përcjellë lajmi.net.

Paulo Dybala dhe Alvaro Morata thuhet se do mbesin te Juventus, por skuadra italiane dëshiron të shtojë edhe një sulmues.

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi, i Romës, Edin Dzeko dhe i Fiorentinas, Dusan Vlahovic thuhet se janë ‘shënjestra’ të trajnerit Max Allegri.

Jesus mbetet kandidat shumë i fortë, vetëm nëse largohet Ronaldo, përndryshe nuk do këtë marrëveshje.

City do ta lejonte Jesus të largohet në formë huazimi me obligim blerje, që do lejonte Juventusin të investonte edhe tjetër kund.

Sidoqoftë, Juventus duhet të pres për vendimin e Ronaldos, pasi 36-vjeçari ka kontratë deri në qershorin e vitit 2022./Lajmi.net/