Jennifer Lopez tregon linjat perfekte në fustan të kuq

Këngëtarja është shfaqur me një fustan të kuq dhe të ngushtë në mbrëmjen talent shout 'American Idol' dhe ka shkëlqyer si zakonisht.

ShowBiz

28/03/2014 18:32

Anëtarja e jurisë së ‘American Idol’, Jennifer Lopez, ka veshur një fustan të ngushtë që tregonin linjat perfekte të trupit të saj.

44-vjeçarja dukej rrezatuese në fustanin e kuq pa mëngë, i gjatë deri tek gjunjtë që shfaqte fizikun e saj dinjitoz dhe të formësuar.

J-Lo kishte lëshuar  flokët e saj ngjyrë kafe të lehta dhe po ecte në studiot e ‘American Idol’ në Los Angelos në taka të larta krem të Christian Louboutin.

Asaj i është dashur të përshëndesë njërën nga konkurrentet e saj, ku gati sa nuk ka qajtur në ato momente, duke thënë ‘Nuk dua të qaj në TV’, megjithëse dukej mahnitëse në sy që shkëlqenin.