Jennifer Lawrence e Bradley Cooper përsëri bashkë për filmin e radhës ‘JOY’ (Video)
Pas ‘Silver Linings Playbook’ dhe ‘American Hustle’, David O. Russell me Jennifer Lawrence dhe Bradley Cooper përsëri bashkë në film të ri.
ShowBiz
Lansohet traileri i parë nga bashkëpunimi më i ri i David O. Russel me Jennifer Lawrence, Bradley Cooper e Robert De Niro, transmeton Lajmi.net.
‘JOY’ tregon historinë e vërtetë të vajzës e cila krijon një dinasti biznesi dhe bëhet femra më me ndikim në kohën e saj ndërsa roli luhet nga aktorja Jennifer Lawrence, e cila sipas pamjeve të para është tashmë pretendente serioze për Oscar.
Filmi do të dalë në dhjetor të këtij viti, pikërisht për krishtlindje ndërsa ky është traileri i parë.(Lajmi.net)