Jennifer Lawrence dhe David O. Russell përsëri bashkë për Oscar

Aktorja e dashur Jennifer Lawrence dhe regjisori David O. Russell mund të shkojnë përsëri bashkë për Oscar për herë të tretë.

ShowBiz

08/06/2014 17:54

Jennifer Lawrence dhe David O. Russell kanë qenë bashkë në sezonin e shpërblimeve dy vite radhazi, për filmin ‘Silver Lining Playbook’ dhe këtë vit me ‘America  Hustle’.

Duke u bazuar në datat e lansimit të bashkëpunimit tjetër, dyshja mund të ketë edhe një sezon tjetër të Oscar në duart e tyre.

Është raportuar se ‘Fox’ do të fillojë të shfaqë filmin biografik nga Russell, ‘Joy’ me datë 25 dhjetor të 2015, film ky që bën fjalë për zbuluesen e ‘Miracle Mop’ Joy Mangano.

Russell thuhet se do të drejtojë filmin për jetën e vështirë të nënës e tre fëmijëve nga Long Island e cila u bë njëra nga ndërmarrëset më të suksesshme të vendit me zbulimin e saj ‘Miracle Mop’.

Lawrence pritet të aktrojë personazhin kryesor. Edhepse nuk ka konfirmuar asgjë, ajo ka zbuluar në një intervistë se jo zyrtarisht ka pranuar rolin me anë të një tekst mesazhi në orën 4 të mëngjesit.