Jeni lodhur nga burrat? Koha të zhvendoseni në këtë qytet, ku të gjithë banorët janë gra!

Nuk do ta besoni! Ekziston një qytet, në të cilin jetojnë vetëm gratë dhe ja cili është ai.

Fun

22/09/2021 10:07

Noiva do Cordeiro, një qytet ku jetojnë gratë, u themelua në 1891 nga Maria Senorina de Lima, e cila u dëbua nga fshati i saj për tradhti bashkëshortore, transmeton lajmi.net.

Ky qytet i vogël brazilian u krijua nga një grua, për gratë, ai ka rregullat e veta dhe sistemin e vet të organizimit të punës dhe jetës. Sot, vetëm 600 njerëz jetojnë në të, shkruan IconStyle.

Ato e kanë rregulluar jetën siç duan dhe ndihen rehat në botën e tyre femërore. Gratë e Noiva-s besojnë se arritën të organizojnë një jetë shumë më të mirë sesa burrat në vendin e tyre.

Disa kanë burra dhe fëmijë, megjithatë, burrat mund t’i vizitojnë gratë e tyre në Noiva do Cordeira vetëm gjatë fundjavave, ashtu si djemtë që kanë mbushur 18-vjeç.

Ky vend i pazakontë i ka faqet e veta në rrjetet sociale ,ku shfaqen herë pas here kërkesa për burra. Përndryshe, vajzat thjesht nuk mund të krijojnë një familje normale.

Të gjithë anëtarët e gjinisë së kundërt me të cilët komunikojnë janë vetëm të afërmit e tyre.

Krejt papritur, ato janë të interesuar vetëm për beqarët që janë gati të pranojnë rregullat e tyre femërore dhe të përshtaten me një mënyrë të re të jetës.

Çuditërisht, shumë burra iu përgjigjën ftesës për të vizituar qytetin e vetëm në botë ku ka vende vetëm për gra. /Lajmi.net/