Jehona Lushtaku: Presim që të ketë emër të pranueshëm, të shohim se a i kanë siguruar votat
Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Dy seancat e para të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dështuan pasi nuk u miratuan mandatet e deputetëve, teksa një gjë e tillë u arrit të shtunën ku deputetët e legjislaturës së nëntë arritën të betoheshin, transmeton lajmi.net. Megjithatë, pavarësisht betimit të deputetëve, Kuvendi vazhdon të mbetet…

Lajme
Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Dy seancat e para të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dështuan pasi nuk u miratuan mandatet e deputetëve, teksa një gjë e tillë u arrit të shtunën ku deputetët e legjislaturës së nëntë arritën të betoheshin, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, pavarësisht betimit të deputetëve, Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituar. E gjithë kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë fituese hodhi në votim dy herë radhazi emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare dhe e njëjta u votua me vetëm 57 vota pro, të cilat nuk mjaftuan e s’do të mjaftonin as sot po të ishin në numër të njëjtë.
Para fillimit të seancës për media foli, Jehona Lushtaku nga LDK.
Ajo tha se deputetët po presin që të ketë emër të pranueshëm për propozimin e kryeparlamentarit.
“Ne presim që të ketë emër të pranueshëm për të gjithë deputetët. Nuk na takon ne si parti e tretë të propozojmë emra, i takon partisë së parë. Të shohim se a ka refletuar dhe a i ka siguruar votat”, tha Lushtaku për media./Lajmi.net/