‘Je shumë materialiste’, Adelina Tahiri i kthehet ndjekëset

Adelina Tahiri prej vitesh ka një marrëdhënie të konsoliduar me Serjozha Markov, me të cilin ma edhe një djalë, Jonin.

ShowBiz

01/12/2021 19:03

Së fundmi, këngëtarja ka treguar detaje të reja nga jeta e saj private, në një ‘mini-intervistë’ virtuale me ndjekësit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, krahas kurioziteteve, nuk kanë munguar as komentet negative, e pyetje që e kalojnë masën.

“A nuk të duket që je shumë materialiste dhe ekspozohesh shumë??”, e ka pyetur një ndjekës këngëtaren, mirëpo ajo nuk ia ka kursyer një përgjigje.

Mesa duket, ajo e ka vendosur të mos i marrë seriozisht këto komente, duke iu përgjigjur me humor!