Javën tjetër vjen kontingjenti tjetër i vaksinave antiCovid në Kosovë

Edhe një kontingjent tjetër prej 3,510 vaksinash anti-Covid pritet të vijnë javën tjetër në Kosovë.

Lajme

20/05/2021 20:55

Nga Qeveria bëjnë të ditur se edhe 3, 510 doza të vaksinave do të arrijnë në fillim të javës së ardhshme.

Ndryshe, dy ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kontingjentin tjetër të vaksinave kundër Covid-19.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Shëndetësisë kanë shpjeguar se ky kontingjent është pjesë e asistencës së Bashkimit Evropian për Kosovën në sigurim të vaksinave.

“Divizioni i Komunikimit me Publikun ju konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar mbrëmë kontigjentin e radhës prej 3510 vaksinave të Pfizer, pjesë e asistencës së BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.