Javën e kaluar turpëruan Unitedin, sot Liverpooli pëson nga vendi i fundit

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar disfatë si mysafir i Bournemouth me rezultatin minimal 1 me 0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të në Premier League. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 28’të. Ishte mesfushori danez, Philip Billing që shënoi pas një asisti të bukur nga Ouattara, shkruan Lajmi.net…

Sport

11/03/2023 15:24

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar disfatë si mysafir i Bournemouth me rezultatin minimal 1 me 0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të në Premier League.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 28’të. Ishte mesfushori danez, Philip Billing që shënoi pas një asisti të bukur nga Ouattara, shkruan Lajmi.net

Në pjesën e dytë, ekipi i Jurgen Klopp e pati një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin, por Momo Salah gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë humbje “The Reds” mbetët në kuotën e 42 pikëve në pozitën e pestë, kurse Bournemouth largohet nga pozita e fundit dhe shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e 16-të./Lajmi.net/