Javën e ardhshme Barca nis negociatat me Messin për vazhdimin e kontratës

Kontaktet e para zyrtare për rinovimin e kontratës së Lionel Messit me Barcelonën do të zhvillohen duke filluar nga java e ardhshme.

Sport

05/06/2020 11:06

Sport.es ka arritur të konfirmojë se presidenti Josep Maria Bartomeu pritet të nis bisedimet për vazhdimin e kontratës me Lionel Messin, përcjell lajmi.net.

Messi i cili do të mbush 33 vjeç më 24 qershor, është akoma i motivuar për të fituar tituj individual dhe kolektiv me Barcelonën.

Ylli argjentinas ka një karrierë unike te Barcelona, ku ka arritur të fitojë gjashtë herë Topin e Artë.

Kontrata aktuale e Messit përfundon më 30 qershor të vitit 2021, kështu që në javët e ardhshme ai do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes me Barcën.

Në situatën aktuale, Messi nga janari ka të drejtë të negociojë me klubet tjera për të ardhmen e tij.

Por, argjentinasi gjithashtu ka edhe një klauzolë që i lejon largimin me vendim të njëanshëm nga Barcelona nga 10 qershori, por Messi nuk e ka ndërmend të përdorë atë, duke qenë i lumtur në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/