Java e lamtumirës për Zidane, Ramos, Varane, Isco, Marcelo dhe Lucas?

Brenda skuadrës ka vetëm bisedime për La Liga-n, por jashtë ka shumë spekulime për të ardhmen e trajnerit dhe lojtarëve kryesorë.

Sport

18/05/2021 08:40

“Fitojmë ndaj Villarreal dhe presim”, Zidane tha pas fitores ndaj Athletic, në një mesazh të njëjtë që dërgoi në dhomën e zhveshjes, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, spekulimet që Zidane dhe pesë nga lojtarët më të suksesshëm në dekadën e fundit, si Ramos, Varane, Isco, Marcelo dhe Lucas Vazquez të largohhen janë të mëdha.

Çështja Ramos në momentin vendimtar

Më i famshmi është kapiteni Sergio Ramos që është ende pa kontratë, që i skadon pas vetëm një muaji dhe ndoshta do largohet pas plotë 16 viteve.

Çështja e spanjollit është shumë e lidhur me Florentino Perez që e mori për herë të parë në stol dhe pastaj operacioni Ramos do përfundojë për mirë ose kundër.

Ramos insiston se dëshiron të qëndrojë në Madrid, por negociatat kanë ngecur me shumë se disa muaj dhe njëra palë duhet të heq dorë nga kërkesat me Madridin që e ka bërë të qartë se nëse lojtari dëshiron të vazhdojë duhet të pranojë kushtet.

Varane, drejt shitjes

Në Madrid kuptojnë se Varane ka propozim superior dhe për këtë arsye nuk e hedhin poshtë mundësinë e shitjes, edhe pse nuk ishte planifikuar.

Varane nga ana tjetër, e sheh si David Alaba erdhi në Madrid duke fituar 12 milionë euro, duke u ndjerë me pak i vlefshëm nga ana ekonomike pasi fitoi katër herë Ligën e Kampionëve.

Lucas Vazquez, çështja tjetër ‘Ramos’

Lucas është tjetër lojtar që do largohet nga Madridi në verë dhe ndoshta pa thënë ‘lamtumirë’ në fushë.

Kontrata i skadon në fund të sezonit dhe ende s’ka marrëveshje për rinovim të kontratës.

Lucas është pjesë e Realit që nga viti 2015 dhe me paraqitjet ka bërë të jetë një ndër lojtarët më të vlerësuar.

Spanjolli kërkon kontratë dyvjeçare, derisa klubi nuk e sheh të arsyeshme.

Isco dhe Marcelo: Duan t’i japin fund aventurës te “Los Blancos”

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm që fituan katër herë Ligën e Kampionëve mes viteve 2014 dhe 2018.

Dy lojtarët ishin në gjendje të riorganizojnë lojën dhe shihen si çelësat për fitoret në Milan, Kardif dhe Kiev.

Sidoqoftë, pas largimit të CR7, dyshja asnjëherë nuk e gjeti formën e duhur duke qenë vetëm zëvendësues.

As edhe Zidane, mbështetësi i tyre më i madh gjatë fazës së parë, nuk arriti t’i rikthejë në formën e duhur, andaj të dy kanë pranuar të largohen gjatë verës.

Problem janë pagat e tyre, duke marrë parasysh se kanë edhe një vit të mbetur në kontratë.

Zidane, lamtumira e tretë?

Nuk është sekret që Zidane nuk do jetë në stolin e Madridit edicionin tjetër.

Tekniku francez do thotë lamtumirë për herë të tretë në karrierë. Në vitin 2006 e bëri si futbollist, në 2018 si trajner dhe tani mesa duket do largohet sërish.

Reali tashmë është përgatitur për largimin e Zidanes, duke dëshiruar ta zëvendësojnë me Massimiliano Allegrin ose Raul Gonzalez.

Ndërkohë, Real ende ka shanse për të fituar titullin, nëse në vikend mposht Villarrealin, por është e domosdoshme që Atletico të barazojë ose mposhtet nga Real Valladolid./Lajmi.net/