Jasmin Kadriu në një lidhje me djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?

Ish-konkurrentja e "Përputhen" duket se ka nisur një lidhje të re.

ShowBiz

21/10/2021 15:45

Jasmina e cila njihet si njëra ndër konkurrentet e njohura të “Përputhen” duket se ka nisur një lidhje me Erik Fullanin sipas ndjekësve të tyre, shkruan lajmi.net.

Nuk dihet nëse ky raport është vetëm miqësor apo ka diçka më shumë mes tyre. Në foton e fundit të publikuar në Instagram, Jasmina shihet teksa pozon para një makine të tipit “Audi”, e cila duket e njëjtë me atë të djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Të dy shihen me të njëjtat rroba veshur, të cilat nuk ja kemi parë askujt tjetër.

Ndërsa duke u bazuar në këto fakte ndjekësit janë të bindur se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi, ndonëse ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.