Jashari u bën thirrje familjeve të dëshmorëve t’i bashkohen protestës

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, u ka bërë thirrje familjeve të dëshmorëve që t’i bashkohen protestës gjithëpopullore që do të mbahet nesër në Prishtinë. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për të premten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protesta vjen pas aktgjykimit…

Lajme

17/09/2026 14:47

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, u ka bërë thirrje familjeve të dëshmorëve që t’i bashkohen protestës gjithëpopullore që do të mbahet nesër në Prishtinë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për të premten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protesta vjen pas aktgjykimit të shkallës së parë të ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të shpallur më 16 shtator.

Jashari e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka thënë se ai prek jo vetëm ish-krerët e UÇK-së, por edhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës.

“Një vendim që, përveç që ishte i turpshëm për drejtësinë ndërkombëtare dhe botërore, e cila nxori një vendim në bazë të pretendimeve, jo vetëm që goditi figurat, por goditi luftën e UÇK-së, goditi rëndë edhe vetë shtetësinë e Kosovës.Organizatat e dala nga lufta qëndrojnë fort në vendimet dhe qëndrimet e tyre, që nga fillimi, kur e kemi kundërshtuar një gjykatë të tillë. Por, për të mos i përsëritur gjërat, unë, si udhëheqës i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, do t’u bëja thirrje edhe familjeve që të reagojnë”, tha Jashari.