Januzaj, simulues?

Ylli kosovar Adnan Januzaj është një prej futbollistëve më të dalluar të Manchester Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni. 18-vjeçari, i inkuadruar në ekipin e parë të gjigantit anglez, ka arritur të lë gjurmë menjëherë në paraqitjet e para për ekipin nga Old Trafford. Mirëpo, së bashku me lojërat e mira nga ana e…

Sport

08/12/2013 17:00

Ylli kosovar Adnan Januzaj është një prej futbollistëve më të dalluar të Manchester Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni.

18-vjeçari, i inkuadruar në ekipin e parë të gjigantit anglez, ka arritur të lë gjurmë menjëherë në paraqitjet e para për ekipin nga Old Trafford.

Mirëpo, së bashku me lojërat e mira nga ana e Januzajt, nuk mungojnë as akuzat ndaj tij.

Portali Sportige.com, ka kritikuar Januzajn si dhe sulmuesin Javier Hernandez duke komentuar se: “Në mungesë të Ashley Young, nuk duket se do të ndalet krenaria e simulimeve e krijuar në Manchester United, pasi Hernandez dhe Januzaj u munduan ta kopjojnë mjeshtrin, në humbjen nga Newcastle, por nuk patën sukses”.

Januzaj është futbollist i cili pëson ndërhyrje të shpeshta nga kundërshtarët dhe për këtë është ankuar edhe menaxheri David Moyes.

Mirëpo, disa prej rrëzimeve të Januzajt dikush i cilëson si simulime. Çka mendoni ju?