Januzaj po mashtron

Mbrojtësi i West Ham Unitedit, James Collins ka akuzuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj për mashtrim, në formë të simulimit, gjatë ndeshjes së tyre në Old Trafford të shtunën. Januzaj është paralajmëruar nga menaxheri i Unitedit, David Moyes të mos rrezikohet më lehtë, pasi 18-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë për simulim në…

Sport

24/12/2013 08:43

Mbrojtësi i West Ham Unitedit, James Collins ka akuzuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj për mashtrim, në formë të simulimit, gjatë ndeshjes së tyre në Old Trafford të shtunën.

Januzaj është paralajmëruar nga menaxheri i Unitedit, David Moyes të mos rrezikohet më lehtë, pasi 18-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë për simulim në fitoren 3:1 ndaj West Hamit.

Mirëpo, Collins beson se Januzaj është ende duke mësuar dhe mund të bëhet një prej futbollistëve më të mirë. “Është mashtrim”, deklaroi Collins.

“Nuk më pëlqen ta shoh në futboll. Ai ndoshta mendon se unë do ta fus këmbën dhe thjesht vendos të rrëzohet më herët. Por, ai simuloi kundër nesh. Është djalosh i ri, futbollist i mrekullueshëm, jam i sigurt se do të mësojë”, deklaroi Collins.