Janko: Kjo gjë s’është dashur të ndodhte
Marc Janko ka thënë se Austria nuk është dashur ta lejojë Shqipërinë të rikthehet në lojë.
Sport
Sulmuesi austriak, Marc Janko, ka deklaruar se ata e lanë Shqipërinë të rikthehet në lojë pa kurrfar nevoje.
“Ne e lejuam kundërshtarin të rikthehet në lojë pa pasur kurrëfarë nevoje. Ne ishim shumë pasivë”, deklaroi ai pas ndeshjes, raporton Olle.
“Sidoqoftë, çdo fitore ndaj një pjesëmarrësi të Evropianit është e mirë”, shtoi sulmuesi i Baselit.
Janko e shënoi golin e parë te Austrisë në këtë përballje.