James shumë pranë kalimit në Premierligë, por jo te Man Utd

James Rodriguez e ka gjetur sistemimin e ri për të vazhduar karrierën dhe pritet të bashkohet sërish me Carlo Ancelottin.

Sport

29/08/2020 16:04

Me këtë të fundit ka punuar te Real Madrid dhe Bayern Munich ndërsa tani do të jenë së bashku në radhët e Everton.

Kolumbiani nuk është më në planet e Zidane dhe Real Madrid po kërkonte blerës teksa drejtuesit anglez kanë arritur akordin me lojtarin për 4 vite me një pagë 4.5 milion euro në sezon.

Të dyja klubet janë shumë pranë akordit dhe synimi i madrilenëve është arkëtimi i të paktën 20-22 milion euro për kartonin e James. /Lajmi.net/