James Rubin nis deklarimin e tij në Hagë- dita e dytë me radhë
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka filluar deklarimin e tij në kuadër të Speciales në Hagë. Kjo është dita e dytë me radhë e deklarimit të James Rubin, në Mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, më saktësisht të ish-presidentit Hashim Thaçi. Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i pari që hapi dëshminë…

Lajme
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka filluar deklarimin e tij në kuadër të Speciales në Hagë.
Kjo është dita e dytë me radhë e deklarimit të James Rubin, në Mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, më saktësisht të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i pari që hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë, është një diplomat dhe ekspert i njohur amerikan me mbi 35 vjet përvojë në politikën e jashtme.
Në vitin 1999, ai ishte i angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në rolin e dëshmitarit, ai u thirr nga ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së.
Thaçi vepronte kryesisht si udhëheqës politik, pa kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së, dhe duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak, tha Rubin gjatë dëshmisë.
Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre është konfidenciale.
Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.
Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022./Lajmi.net/