Rubin tregon pse refuzoi t’i përgjigjet ZPS-së: Pikëpamja e Prokurorisë nuk do të ndihmohej nga përgjigjet e mia
Dëshmitari i parë i ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, ish-zëdhënësi i DASh, James Rubin ka deklaruar se Gjykata Speciale i ka mbajtur padrejtesisht kaq gjatë krerët e UÇK-së në paraburgim, duke ditur faktin se ata i janë dorëzuar vetë Speciales dhe kanë bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara. Rubin ka deklaruar se gjatë përgatitjes për…
Lajme
Dëshmitari i parë i ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, ish-zëdhënësi i DASh, James Rubin ka deklaruar se Gjykata Speciale i ka mbajtur padrejtesisht kaq gjatë krerët e UÇK-së në paraburgim, duke ditur faktin se ata i janë dorëzuar vetë Speciales dhe kanë bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara.
Rubin ka deklaruar se gjatë përgatitjes për dëshminë e tij ka biseduar me juristë dhe ekspertë tjerë nga të cilët ka fituar përshtypjen se kjo nuk është mënyra si trajtohet një burrështetas.
Po ashtu u zbulua se Rubin fillimisht ka refuzuar tu përgjigjet Prokurorisë, me arsyetimin se dëshmia e tij nuk i përshtatet pikëpamjes së ZPS.
“Mendoj që jam munduar që pa fund të jem i disponueshëm për këtë gjykatë dhe mendoj që pikëpamjet e prokurorisë nuk do të ndihmoheshin nga përgjigjet e mia”, ka deklaruar Rubin. /Lajmi.net/