James Rodriguez ëndërron të luajë në ‘Wanda Metropolitano’
Mesfushori kolumbian, James Rodriguez ëndërron të luajë për Atletico Madridin.
Sport
James i cili aktualisht luan për skuadrën Al-Rayyan të Katarit dhe ka kontratë deri në vitin 2024, kërkon të rikthehet në Evropë.
Sipas të përditshmës ‘AS’, mesfushori ëndërron të luajë për Atletico Madridin, përcjell lajmi.net.
Gjatë periudhës së tij në Real Madrid, ai kishte oferta nga rivali i qytetit, por një lëvizje e tillë nuk u realizua kurrë.
Galatasaray dhe Fenerbahce gjithashtu mund të jenë destinacionet e James, pasi gjigantët turk kanë shfaqur interesim për të.
Mbetet të shihet në fund të sezonit, se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e yllit kolumbian./Lajmi.net/