Policia e Kosovës: “Marshi për Liri” kaloi i qetë dhe pa incidente
Policia e Kosovës ka njoftuar se “Marshi për Liri” në Prishtinë ka përfunduar në mënyrë të qetë dhe pa incidente. Sipas Policisë, për mbarëvajtjen e marshit ishin ndërmarrë me kohë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin e aspektit të sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit, transmeton…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se “Marshi për Liri” në Prishtinë ka përfunduar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
Sipas Policisë, për mbarëvajtjen e marshit ishin ndërmarrë me kohë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin e aspektit të sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit, transmeton lajmi.net.
Policia ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët pjesëmarrës për, siç thuhet, “qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore” të treguar gjatë marshit.
Në veçanti, Policia ka vlerësuar respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë, si gjatë pjesëmarrjes në marsh, ashtu edhe gjatë qarkullimit në trafikun rrugor.
“Pjesëmarrja juaj, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit paqësor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Komunikatë e plotë:
Policia e Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e marshit në aspektin e sigurisë, i cili kalojë në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident.
Policia e Kosovës, falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në marsh dhe qarkullimit në trafikun rrugor.
Pjesëmarrja juaj, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit paqësor./lajmi.net/