James Rodriguez befason me deklaratën e tij për Messin dhe Ronaldon
James Rodriguez ka zbuluar ambiciet e mëdha për të ardhmen e tij.

Sport
Kolumbiani që në huazim iu bashkua Bayern Munich nga Real Madridi, ke deklaruar se në të ardhmen mund të zëvendësojë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë.
Kujtojmë se Messi dhe Ronaldo së bashku, janë fitues të nëntë Topave të Artë të fundit.
“Pse jo, ata janë lojtarë të mëdhenj, unë jam gati që t’i zëvendësojë në të ardhmen, duke përmirësuar lojën time”, u përgjigj James në pyetjen nëse mund të arrinte në nivelin e Messit dhe të Ronaldos./Lajmi.net/