James: Në vitin 2019 kisha kompletuar marrëveshjen me Atleticon, por Reali nuk më lejoi

Mesfushori James Rodriguez ka zbuluar se në vitin 2019 ishte shumë pranë kalimit te Atletico Madrid, por Reali nuk e lejoi transferimin.

Sport

28/02/2022 16:25

Pas rikthimit nga huazimi te Bayern Munich, kolumbiani nuk ishte në planet e Zinedine Zidane dhe nuk zhvillonte minuta aq sa duhet, transmeton lajmi.net.

Atletico Madrid provoi ta transferoi, por marrëveshja nuk u arrit mes dy klubeve dhe këtë e ka konfirmuar vetë James sa ishte drejtpërdrejt në “Twitch”.

“Kisha gjithçka të kompletuar për të kaluar te një skuadër (Atletico Madrid), por nuk ndodhi. U largova nga Bayern sepse kisha gjithçka të mbaruar me këtë klub, por në fund Real Madrid nuk më lejoi të shkoja”.

Pastaj, James kaloi te Everton shkaku i Carlo Ancelottit, mirëpo me largimin e teknikut italian te “Los Blancos”, kolumbiani u transferua në Katar.

Javëve të fundit ka raportime që James nuk është i lumtur në Katar dhe që dëshiron të rikthehet në Evropë./Lajmi.net/