James mund të rikthehet tek Real Madridi

Carlo Ancelotti dëshiron një ribashkim me James Rodriguez.

Sport

19/06/2021 11:11

Lirisht mund të themi që James Rodriguez ka pasur formën më të mirë në jetë nën urdhërat e Carlo Ancelottit.

Kjo mund të ndodh sërish, pasi sipas “El Chiringuito”, Ancelotti ka kontaktuar me James dhe dëshiron rikthimin e tij në Real Madrid, transmeton lajmi.net.

James dhe Ancelotti kanë folur dhe në fakt kolumbiani është i gatshëm të pranojë një ulje të pagës në mënyrë që të bashkohet me “Los Blancos”.

James u transferua nga Real Madridi në Everton, ku u soll nga Ancelotti dhe shkëlqeu me “The Toffies” në sezonin e tij të parë në Premierligë./Lajmi.net/